Ndërlidhjet

Dy nigerianë lirohen nga akuzat për homoseksualitet


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë islamike në veri të Nigerisë ka liruar dy persona, të cilët janë akuzuar se kanë pasur marrëdhënie homoseksuale dhe se i kanë takuar një grupi homoseksual.

Gjykatësi ka thënë se ka mungesë provash për t’i dënuar dy të rinjtë.

Këto janë lirimet e para prejse gjykatat islamike në qytetin Bauçi kanë nisur të gjykojnë një grup, vitin e kaluar, për “shkelje të dyshuara homoseksuale”.

Aktet homoseksuale janë të paligjshme në Nigeri, sipas ligjit islamik.

Qysh në muajin janar, atje janë dënuar pesë persona me nga 20 goditje me kamxhik.
XS
SM
MD
LG