Ndërlidhjet

SHBA do të rrisë praninë në një bazë në Rumani


Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu.

Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu.

Presidenti i Rumanisë ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan të rrisin numrin e trupave dhe të avionëve që kanë të stacionuar në një bazë ajrore në Detin e Zi, në lindje të Rumanisë.

Preisdenti Traian Basescu i ka thënë Parlamentit se Uashingtoni, aleat i Rumanisë në NATO, do të shtojë deri në 600 trupa amerikane në bazën Mihail Kogalniceanu, ku tashmë ndodhen rreth 1,000 sish.

Baza ndodhet disa qindra kilometra larg Gadishullit të Krimesë, i cili muajin e kaluar i është aneksuar Ukrainës nga Rusia.

Forcat amerikane kanë përdorur këtë bazë qysh më 1999.
XS
SM
MD
LG