Ndërlidhjet

logo-print

Britania nis hetime ndaj Vëllazërisë Myslimane


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Autoritetet britanike kanë nisur hetime ndaj Vëllazërisë Myslimane për të përcaktuar nëse aktivitetet e grupit në Britani janë të lidhura me dhunën terroriste.

Kryeministri David Cameron ka thënë se Britania do të dijë për ndonjë lidhje që mund të ketë pasur grupi me ekstremizmin dhe sa janë të përhapura aktivitetet e tij në Britani.

Disa raporte kanë pohuar se Vëllazëria Myslimane përdor Britaninë si bazë për aktivitetet militante, pasi kjo organizatë është shpallur terroriste në Egjipt.

Zyrtarët kanë thënë se agjencitë e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës britanike, MI5 dhe MI6, do të marrin pjesë në hetime.

Vëllazëria Myslimane këmbëngul se është organizatë paqësore.
XS
SM
MD
LG