Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm në Kili


Kili
Kili
Një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin verior të Kilit.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e zonave bregdetare në rast të cunamit.

Instituti Gjeoligjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se magnituda preliminare është 8.0.

Tërmeti ka goditur një zonë, e cila ka pasur disa dridhje të tokës në dy javët e kaluara.

Në vitin 2010 në Kili, një tërmet prej 8.8 shallësh të Richterit ka shkaktuar cunami, i cili ka shkatërruar disa qytete bregdetare dhe ka lënë qindra njerëz të vdekur.
XS
SM
MD
LG