Ndërlidhjet

logo-print

NATO diskuton sot për Afganistanin


Nga takimi i NATO-s në Bruksel, më 1 prill 2014.

Nga takimi i NATO-s në Bruksel, më 1 prill 2014.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s mbajnë sot ditën e dytë të bisedimeve në Bruksel.

Sipas raporteve, diskutimet pritet të fokusohen në Afganistanin, ku siguria tani është kryesisht në duart e forcave afgane.

Të martën, NATO-ja ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë, në protestë të aneksimit të Krimesë, dhe ka urdhëruar planifikuesit ushtarakë që të hartojnë masa për të forcuar mbrojtjen në vendet e Evropës Lindore.
XS
SM
MD
LG