Ndërlidhjet

logo-print

Dhoma Përfaqësuese miraton ligjislacionin për Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka miratuar legjislacionin, i cili përfshin ndihmë për Ukrainën dhe sanksione kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë.

Në favor të masës kanë votuar 378 përfaqësues, ndërsa kundër kanë qenë 34.

Ajo është dërguar për nënshkrim te presidenti Barack Obama.

Senati tashmë ka miratuar këtë legjislacion, i cili përfshin një miliard dollarë garanci të huasë për Ukrainën.

Ai po ashtu plotëson sanksionet që administrata Obama ka vënë ndaj rrethit të brendshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe një banke ruse.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia ka shkaktuar çarje të thellë midis Moskës dhe Uashingtonit.

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar me shumicë dërrmuese edhe një tjetër legjislacion, i cili siguron para shtesë për transmetimet e Radios Evropa e Lirë dhe të Zërit të Amerikës në lindje të Ukrainës, përfshirë Krimenë, për t’iu kundërvënë transmetimeve pro-ruse në këto hapësira.

Ky legjislacion ka kaluar edhe në Senat.
XS
SM
MD
LG