Ndërlidhjet

Kerry: Ka shpresë për paqen izraelito-palestineze


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se është shumë herët të hidhen poshtë perspektivat e bisedimeve paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve, duke shtuar se ka “shumë mundësi” që janë ende në lojë.

Kerry ka thënë se presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka rënë dakord për të vazhduar negociatat me Izraelin deri në fund të muajit.

Deklaratat e Kerryt vijnë pasi Abbas ka nënshkruar disa konventa ndërkombëtare, duke përmendur zemërimin me Izraelin, për shkak të vonesave në lirimin e të burgosurve.

Masa e tij e papritur duket se ka për qëllim që të konsolidojë pozitën e palestinezëve në organet globale.
XS
SM
MD
LG