Ndërlidhjet

Asnjë amerikan i vrarë gjatë marsit në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Pentagoni ka thënë se gjatë muajit mars nuk ka pasur asnjë vdekje të raportuar të ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Ky është muaji i parë pa fatalitet për ushtrinë amerikane qysh në janar të vitit 2007.

Trupat e SHBA-së janë të fokusuara në trajnimin dhe avancimin e forcave afgane.

Pentagoni thotë se në Afganistan ndodhen rreth 33,000 trupa amerikane.

Misioni ndërkombëtar luftarak në këtë vend pritet të përfundojë në dhjetor.
XS
SM
MD
LG