Ndërlidhjet

logo-print

Kili: Pas tërmetit – gjendje e jashtëzakonshme

  • RFE /RL

Kili...

Kili...

Presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesët veriore të këtij vendi dhe ka urdhëruar evakuimin e afro 900 mijë njerëzve,pas tërmetit të fuqishëm me intensitet 8.2 shkallë të Richerit.

Nga ky tërmet që ndodhi të martën vonë, kanë humbur jetën së paku 6 vetë.

Autoritetet e Kilit e kanë tërhequr alarmin për cunami për provincat veriore, në mëngjes të së mërkurës.

Në deklaratën e saj për tërmetin, presidentja Bachelet tha:

“Vendi është goditur nga tërmeti me intensitet 8.2 shkallë të Richterit, që i ka prekur rajonet Arika, Parinakota, Tarapaka, dhe është ndjerë edhe në Antofagasta”, tha presidentja, Mishelle Bachelet.

Ajo ka theksuar se ende është shumë herët për t’i vlerësuar dëmet nga tërmeti. Autoritetet thanë se ata që kishin humbur jetën ishin goditur për vdekje nga rënia e mureve apo nga sulmi në zemër.

Presidentja e Kilit theksoi se po punohet për tu ndihmuar atyre që kanë nevojë:

“Janë ndërmarrë masa përkatëse për t’i shpëtuar jetët dhe pasuritë e personave të evakuuar. Qeveria do të vazhdoj të punoj aq gjatë sa të jetë e domosdoshme për ta vënë nën kontroll këtë situatë dhe për t’i mbrojtur shtetasit tanë”, tha presidentja Bachelet.

Autoritetet e Kilit e kanë tërhequr alarmin për cunami për provincat veriore, pasi valët me lartësi prej dy metrash e kanë goditur bregdetin verior, 45 minuta pas tërmetit.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se intensiteti i tërmetit ishte 8.2 shkallë të Richterit, ndërsa epiqendra ishte 100 kilometra në veriperëndim të kufirit të Kilit me Perunë.

Sipas vëzhgimit gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti ishte i cekët, afro 20 kilometra nën shtratin e detit.

Tërmeti ka shkaktuar ndalje të rrymës në pjesët veriore të Kilit, ku shumë njerëz kishin vendosur ta kalojnë natën nën qiellin e hapur.

Në qytetin Ikuikue, vendbanimi më i afërt me epiqendrën, afro 300 vetë ikën nga burgu i femrave për shkak të panikut pas tërmetit.

Tërmeti nuk është ndjerë në kryeqytetin Santiago, që është më se një mijë kilometra në jug.

Në vitin 2010, nga një tërmet me intensitet 8.8 shkallë të Richterit, është shkaktuar një cunami t tmerrshëm, nga i cili janë vrarë 526 njerëz dhe janë shkatërruar hapësira të tëra në pjesën qendrore dhe jugore të Kilit. (f. bujupi)
XS
SM
MD
LG