Ndërlidhjet

Lufthansa anulon mijëra fluturime


Ilustrim
Ilustrim
Kompania gjermane ajrore Lufthansa do të anulojë 3,800 fluturime të mërkurën, të enjten dhe të premten, për shkak të grevës së pilotëve mbi pagat dhe kushtet e punës.

Kompania ka thënë se 425,000 pasagjerë do të preken nga ndalesat.

Ajo po ashtu ka thënë se ka dërguar 100,000 tekst-mesazhe dhe emaile te njerëzit që kanë blerë fluturimet e tyre për të parandaluar kaosin në aeroporte

Ushqime dhe hapësira për gjumë janë bërë gati në aeroportet më të mëdha për ata që nuk kanë marrë mesazhet paralajmëruese.

Lufthanasa është gjithnjë e më shumë duke konkurruar me linjat ajrore me kosto më të ulët në Evropë.
XS
SM
MD
LG