Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në veri të Kilit


Kili pas tërmetit, 1 prill 2014.
Kili pas tërmetit, 1 prill 2014.
Presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesët veriore të vendit, të cilat janë goditur nga një tërmet prej 8.2 shkallësh të Richterit.

Së paku pesë njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti i së martës mbrëma.

“Janë marrë masat e duhura për të mbrojtur jetët e njerëzve. Qeveria do të vazhdojë të punojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për t’u marrë me këtë emergjencë”, ka thënë Bachelet.

Tërmeti ka çuar në evakuimin e banorëve përgjatë bregdetit Paqësor të vendit, nga frika e cunamit.
XS
SM
MD
LG