Ndërlidhjet

Putini nënshkruan ligjin për anulim të marrëveshjeve me Ukrainën


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin për ndërprerjen e marrëveshjeve me Ukrainën në lidhje me Flotën Ruse në Detin e Zi.

Shërbimi për media i Kremlinit ka thënë se Putini ka nënshkruar dokumentin pasi Duma Shtetërore Ruse ka miratuar ligjin të hënën, ndërsa Këshilli i Federatës të njëjtën gjë e ka bërë sot.

Marrëveshjet e nënshkruara më 1997 kanë pasur të bëjnë me ndarjen e ish-Flotës Sovjetike në Detin e Zi midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për kushtet e qëndrimit të anijeve ruse në Krime.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka propozuar anulimin e marrëveshjeve muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG