Ndërlidhjet

logo-print

Moska kërcënon me hakmarrje SHBA-në


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandr Lukashevich.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandr Lukashevich.

Moska ka kërcënuar me veprime hakmarrëse kundër diplomatëve të Shteteve të Bashkuara, pasi një bankë amerikane ka bllokuar transerimin e fondeve të ambasadës ruse në Kazakistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandr Lukashevich, ka thënë se Rusia e konsideron si të papranueshëm, të paligjshëm dhe absurd vendimin e bankës JP Morgan Chase për të bllokuar transferimin nga ambasadori rus në Astana te kompania e sigurimeve Sogaz.

Sogaz është i lidhur me bankën ruse, Rossiya, e cila është në listën e kompanive dhe individëve të sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të aneksimit të Krimesë nga Moska.
XS
SM
MD
LG