Ndërlidhjet

logo-print

Rasmussen: Gjeorgjia me përparim të dukshëm


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se Gjeorgjia është “partner i veçantë”, i cili ka bërë “përparim të dukshëm” në rrugën e demokracisë.

Duke folur në Komisionin NATO-Gjeorgji në nivel të ministrave të Jashtëm, në Bruksel, Rasmussen ka thënë se Gjeogjia ka dëshmuar veten si eksportuese e sigurisë, duke vënë në dukje kontributin e Tbilisit në misionin në Afganistan dhe qëllimin e tij për t’iu bashkuar forcave të NATO-së nga 2015-ta.

Rasmussen po ashtu ka shprehur mbështetje për sovranitetin dhe integritetin terrtorial të Gjeorgjisë, me kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht.
XS
SM
MD
LG