Ndërlidhjet

EULEX: Arrestime dhe bastisje për rastin e njohur si “kazino”


Ilustrim
Ilustrim
Tre persona janë arrestuar pas bastisjeve që mëngjesin e sotëm ka nisur misioni EULEX në Prishtinë e Pejë, në lidhje me rastin e njohur si “kazino”.

“Këto arrestime dhe bastisje janë bërë si pjesë e hetimeve në vijim e sipër lidhur me veprat Krim i organizuar dhe Zhvatje dhe janë të lidhura me arrestimet e mëparshme të bëra më 28 tetor 2013”, ka njoftuar misioni EULEX përmes një kumtese të lëshuar.

Aksioni sipas misionit EULEX, është kryer nga Policia e EULEX-it e ndihmuar nga nga Policia e Kosovës derisa procesin e hetimeve është duke e udhëhequr një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Në tetor të vitit të kaluar, misioni EULEX në lidhje me këtë rast, i pati arrestuar edhe tre persona të tjerë për veprën penale të detyrimit.
XS
SM
MD
LG