Ndërlidhjet

Kerry: Të mos përdoret gazi si armë politike


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e ka kritikuar Rusinë për rritjen e çmimit të gazit natyror për Ukrainën, duke thënë se energjia nuk duhet të përsdoret si një armë politike.

Këto komente Kerry i ka bërë në Bruksel pas takimit që ka pasur me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe komisionerin evropian për energjinë, Gunter Oetinger.

Duke iu referuar situatës në Ukrainë, Kerry tha se ëshë duke u punuar që Ukraina të furnizohet me gaz nga Polonia dhe Ukraina.

Kerry po ashtu ka përmendur “korridorin jugor” që sipas tij, duhet të luaj një rol më të madh në furnizimin e Evropës me gaz nga Azerbajxhani.

Zgjidhja e problemit të gazit në Evropë, sipas tij, kërkon bashkëpunim të madhe trans-atlantik.
XS
SM
MD
LG