Ndërlidhjet

Centralet e linjitit në Ballkan “mund të shkelin ligjet e BE-së”


Ilustrim

Ilustrim

Së paku pesë centrale të reja të linjitit, të planifikuara në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, rrezikojnë të shkelin legjislacionin e Komunitetit të Energjisë për ndotje, paralajmëron një raport i organizatës Frank Bold, me seli në BE.

Si rezultat i angazhimeve të marra në bazë të Marrëveshjes së Komunitetit të Energjisë, në tetor të vitit 2013, centralet e reja të energjisë në Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Ukrainë do të duhet të jenë në përputhje me legjislacionin e BE-së për kontrollin e ndotjes – kapitulli III i Direktivës së Emisioneve Industriale.


Marrë parasysh faktin se duhen rreth katër vjet për ndërtimin e një centrali, çdo central që nuk ka nisur ende së ndërtuari do të hyjë në operacion vetëm pas vitit 2018 dhe duhet të ketë teknologjinë e përshtatshme të kontrollit të ndotjes, në mënyrë që të shmangin kostot e papritura shtesë.

Analiza e Frank Bold tregon se së paku pesë centrale në Ballkanin Perëndimor – veçanërisht në Bosnjë, Serbi dhe Mal të Zi – mund të mos jenë në përputhje me pjesët përkatëse të Direktivës së BE-së për Emisionet Industriale, nëse ndërtohen sipas planit të sotëm.

“Kjo në praktikë do të thotë se ekziston një rrezik i lartë i shpenzimeve të paparashikuara shtesë për investitorët në këto cenrtale, si dhe për konsumatorët e energjisë elektrike, pasi ndërtuesve do t’iu duhet që në minutën e fundit të bëjnë përpjekje për të përshtatur teknololgjinë me Direktivën për Emisionet Industriale”, ka thënë Kristina Sabova nga Frank Bold.
XS
SM
MD
LG