Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vriten nëntë personat e rrëmbyer


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët afganë kanë bërë me dije se nëntë personat të cilët ishin rrëmbyer në një krahinë veriore, janë vrarë.

Jabar Haqbeen, guvernator në provincë Sar -e Pol, bëri me dije se kandidati i këshillit provincial Hussain Nazari është në mesin e të vdekurve.

Nëntë personat ishin rrëmbyer funjavën e shkuar, ndërsa zyrtarët po negocijonin lirimin e tyre.

Pesë trupa janë gjetur deri më tani ndërsa po bëhen kërkime për të gjetur trupat e katër të tjerëve.

Disave nga trupat që janë gjetur, iu ishte prerë koka.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimet apo vrasjet.

Talibanët janë zotuar se do të prishin zgjedhjet presidenciale në Afganistan, që janë planifikuar të mbahen më 5 prill.
XS
SM
MD
LG