Ndërlidhjet

Vriten gjashtë policë në një sulm vetëvrasës në Kabul


Ilustrim
Ilustrim
Shërbimi afgan i radios Evropa e Lirë, bën me dije se të pakten gjashtë policë janë vrarë gjatë një sulmi vetëvrasës që ka ngjarë sot në Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, ka njoftuar për radion Evropa e Lirë, se policët u vranë kur sulmuesi e hodhi vetën në erë në hyrje të Ministrisë së Brendshme.

Në një deklaratë të lëshuar, ministria njoftoi se sulmuesi kishte të veshur një uniformë ushtarake.

Sulmi vjen tri ditë para zgjedhjeve presidenciale në mbarë Afganistanin.

Talibanët janë zotuar se do të ndërprejnë procesin zgjedhor.
XS
SM
MD
LG