Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Presidenti prezanton kabinetin qeverisës


Presidenti i Francës, Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande

Presidenti i Francës Francois Hollande i ka publikuar emrat e kabinetit qeverisës të Francës, si rezultat i humbjes së madhe që ka pësuar Partia Socialiste e Francës në zgjedhjet lokale, e që ka bërë që qeveria të shpërbëhet.

Pjesë e kabinetit do të jetë edhe partnerja e dikurshme e presidentit Segolene Royal, me të cilën i ka katër fëmijë.

Royal do të shërbejë si ministre e Ekonolgjisë, Energjisë dhe Zhvillimit të qëndrueshëm.

Qeveria do të drejtohet nga ish-ministri i brendshëm Manuel Valls.

Valls është i njohur për qendrimet e ashpra mbi çështje siç është ajo e emigracionit.

Laurent Fabius do të mbaj pozitën e ministrit të jashtëm.

Në cilësinë e ministrirt të financave është emëruar Michel Sapin.
XS
SM
MD
LG