Ndërlidhjet

Yanukovych e quan “tragjedi” marrjen e Krimesë nga Rusia


Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych
Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych
Presidenti i përmbysur i Ukrainës Viktor Yanukovych e ka quajtur “tragjedi”, aneksimin e gadishullit Krimeja nga ana e Rusisë.

Teksa ka folur drejtpërdrejtë në televizionin Dozhot, Yanukovych tha se nuk mund të pajtohet me ndarjen e Krimesë nga Ukraina.

Ai shtoi se në qoftë se do të ishte ende në pushtet, do të bënte gjithçka që të parandalonte një veprim të tillë të Moskës.

Yanukovych ka shfaqur shpresën që ta bindë presidentin rus Vladimir Putin, që të diskutohen kushtet me qëllim të ribashkimit të Krimesë me Ukrainën.

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë të planifikuara për datën 25 maj, sipas tij, janë të paligjshme.

Ukraina sipas tij, aktualisht është një shtet politikisht i paqëndrueshëm dhe zgjedhjet sipas tij, mund të sjellin një numër të madh të problemeve të brendshme për Ukrainën dhe më gjerë.

Ai përsëriti qëndrimin e tij, se referendumi për federalizimin e Ukrainës do të duhej të mbahej para zgjedhjeve presidenciale.
XS
SM
MD
LG