Ndërlidhjet

Rasmussen: Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë do të ishte “gabim historik”


Ilustrim
Ilustrim
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, thotë se Rusia do të bënte “gabim historik” në qoftë se ndërhynë edhe më tutje në Ukrainë.

Rasmusen tha gjithashtu se organizimi ushtarak i Rusisë në kufirin ukrainas, mbetet një shqetësim i madh.

Këto komente, Rasmussen i ka bërë sot pas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Ministrat e jashtëm të NATO-s, të martën e kanë pezulluar bashkëpunimin praktik dhe ushtarak me Rusinë, si përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë.
XS
SM
MD
LG