Ndërlidhjet

Lavrov i shqetësuar për vendimin e NATO-s


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka shprehur shqetësimin e tij tek sekretari amerikan John Kerry, pas vendimit të NATO-s për pezullimin e bashkëpunimit ushtarak me Moskën.

Ministria e jashtme ruse, ka njoftuar sot se të dy diplomatët, e kanë realizuar një bisedë telefonike dhe se e kanë diskutuar mundësinë e bashkëounimit ndërkombëtar në lidhje me krizën në Ukrainë.

Ministrat e jashtëm të NATO-s kanë njoftuar një ditë më parë se e kanë pezulluar bashkëpunimin praktik civil dhe atë ushtarak me Rusinë, si protestë ndaj aneksimit të Krimesë.

NATO-ja ka bërë me dije se do të intensifikoj bashkëpunimin për të ndihmuar Ukrainën që të përmirësoj aktivitetet ushtarake, përmes trajnimeve dhe programeve.
XS
SM
MD
LG