Ndërlidhjet

Rasmussen: Talebanët po përpiqen të prishin zgjedhjet në Afganistan


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka paralajmëruar se talebanët po përpiqen që të prishin zgjedhjet presidenciale të së shtunës në Afganistan.

Teksa ka folur në Bruksel, Rasmussen i ka inkurajuar afganët që të dalin e të hedhin votat e tyre, pavarësisht pranisë së mundshme të dhunës.

Vetëm duke votuar, sipas tij, afganët mund të kenë një zë, për të ardhmen e vendit.

Forcat afgane të sigurisë, sipas Rasmussen, janë përgjegjëse për sigurinë gjatë zgjedhjeve të 5 Prillit.

Zgjedhjet do ta caktojnë pësuesin e Hamid Karzait i cili pushtetin në Kabul si president e ka mbajtur për më shumë se një dekadë.
XS
SM
MD
LG