Ndërlidhjet

MPB qartëson se Muslim Halili nuk është shtetas kosovar


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se personi i dyshuar për incidentin e djeshëm në aeroplanin e kompanisë “Lufthansa” që po udhëtonte nga Munich për në Budapest, Muslim Halili, nuk është shtetas kosovar.

Mediat gjatë ditës së djeshme kanë bërë me dije se një azilkërkues, që po dëbohej nga Gjermania, ka detyruar aeroplanin e kompanisë Lufthansa të kthehet prapa, pasi ka kërcënuar stjuardesat me një brisk rroje.

“Në bazë të kërkesës për riatdhesim nga Portugalia për Muslim Halimin, të bërë më datë 10.01.2012 dhe pas të gjitha fazave të verifikimit, autoriteteve portugeze u është kthyer përgjigje negative për riatdhesimin e këtj personi”, ka sqaruar MPB-ja.

Në bazë të të dhënave të identitetit të personit të deklaruar për shtetësi kosovare, por edhe të dhënave të familjareve që ka ofruar personi dhe autoritetet gjermane, pas kërkimeve dhe verifikimeve nga kjo ministri, përmes agjencive të saj, rezulton që personi në fjalë nuk është shtetas kosovar.

“Kërkesa e dytë për verifikim me qëllim riatdhesimi është pranuar me datë 23.08.2012, nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, e adresuar nga autoritetet holandeze”, sqaron më tutje MPB-ja.

Edhe pas shqyrtimit të kësaj kërkese, sipas MPB-së, kërkesa është adresuar për shqyrtim dhe verifikim në terren, Drejtorisë Rajonale të Policisë Kosovës në Prishtinë, nga të cilët pas verifikimit është kthyer.

“Po ashtu edhe autoritet hungareze kane kërkuar të dhëna për këtë person nga MPB-ja, të cilëve u është kthyer përgjigja. Personi i cekur nuk është gjetur në asnjë regjistër dhe askush nuk e njeh që na bien te konkluzioni se nuk është shtetas i Kosovës”, përfundon sqarimi i ministrisë.
XS
SM
MD
LG