Ndërlidhjet

Ndalimi i Twitter-it në Turqi, cënon lirinë e shprehjes


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata më e lartë në Turqi, ka bërë me dije se vendimi i qeverisë për të ndaluar përdorimin e rrjetit social Twitter, cënon lirinë e shprehjes dhe të drejtat individuale.

Në vendimin e sotëm, gjykata ka kërkuar që të shfuçiqohet ky vendim.

Qeveria e ka bllokuar qasjen në Twitter gjatë muajit të kaluar, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Twitter ishte bllokuar pasi që nga shumë përdorues në Turqi, ky rrjet ishte përdorur për të shpërndarë video ku si pjesë e skandaleve korruptive, ishte edhe kryeministri Recep Tayyp Erdogan dhe bashkëpunëtorët e tij.

Qeveria njashtu ka bllokuar edhe persorimin e YouTube, pas shpërndarjes së një audio nga takimi i fshehtë që kishte qeveria për qështje të sigurisë.

Mbyllja e këtyre dy faqeve në Turqi është kritikuar nga grupet e të drejtave ndërkombëtare dhe aleatët perëndimorë.
XS
SM
MD
LG