Ndërlidhjet

Texas: Ushtari vret veten dhe tre të tjerë


Ilustrim
Ilustrim
Një ushtar amerikan i ka vrarë tre persona në një bazë ushtarake në Texas, duke vrarë pastaj edhe veten.

Gjeneral Lejtnant Mark Milley, zyrtar në bazën Ford Hood, u tha gazetarëve të mërkurën se 16 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ky incident.

Milley tha se nuk ka asnjë shenjë që incidenti ka të bëjë me terrorizëm.

Sulmuesi i cili më parë kishte shërbyer si ushtar në Irak, ishte diagnostikuar me çrregullime të stresit post-traumatik.

Presidenti Barak Obama, në lidhje me sulmin që ka ngjarë, ka thënë se ndihet “zemërthyer”.

Ai është zotuar, se rasti do të hetohet plotësisht.

Baza ushtarake në Texas është ajo e të shtënave të vitit 2009, gjatë të cilave qenë vrarë 13 ushtarë dhe ishin plagosur 20 të tjerë.
XS
SM
MD
LG