Ndërlidhjet

logo-print

PE bën thirrje për masa ndaj zyrtarëve rreth vdekjes së avokatit rus


Ilustrim

Ilustrim

Ligjvënësit evropianë kanë votuar për të kërkuar sanksione nga BE-ja për zyrtarët rusë që kanë gisht të bëjnë me vdekjen e avokatit rus, Sergei Magnitsky.

Përmes një rezolute, Parlamenti Evropian të mërkurën i ka bërë thirrje Këshillit Evropan që të imponoj viza dhe të ngrijë asetet e 32 zyrtarëve.

Rezoluta përfshinë emrat e ligjvënësve evropianë që kanë kërkuar ndëshkim për zyrtarët rusë.

Parlamenti Evropian i kishte ftuar edhe më herët partnerër evropianë që të sanksionojnë edhe ata zyrtarë që janë të përfshirë në rastin e Magnytskit, mirëpo disa vende evropiane e kishin bllokuar një gjë të tillë.

Por pas vendimit të muajit të kaluar nga ana e ministrave të jashtëm të BE-së për të ndëshkuar zyrtarët rus dhe ata ukrainas në Krime për rolet e tyre në krizën e Ukrainës, ka gjasa që shtetet e BE-së mund të ndryshojnë mendjet e tyre.

Avokati Magnitsky ka vdekur në një burg rus në vitin 2009, pas zbulimit të një skene masive të mashtrimit nga zyrtarët rus.
XS
SM
MD
LG