Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar me iranianin e ri në OKB


Hamid Abutalebi
Hamid Abutalebi
Shtetet e Bashkuara kanë bërë me dije që është jashtëzakonisht shqetësuese, mundësia që në Kombet e Bashkuara të caktohet si përfaqësues i ri i Iranit, Hamid Abutalebi.

Uashingtoni ende nuk ia ka aprovuar vizën Abutalebi për shkak se ai ka qenë i akuzuar për përfshirjen e tij në një rast të 1979-tës në Irak, kur ishte marrë Ambasada Amerikane ndërsa diplomatët amerikanë, ishin marrë peng.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf, tha të mërkurën para gazetarëve, se Uashingtoni ka ngritur shqetësimet në lidhje me emërimin e mundshëm nga ana e qeverisë iraniane.

Abutalebi, një diplomat veteran i Iranit i cili ka shërbyer si ambasadorë në disa vende, ka thënë se ai vetëm ka shërbyer si përkthyes për pengmarrësit dhe se nuk ishte i përfshirë në marrjen e ambasadës.

Disa nga ish-pengjet amerikanë, i kanë bërë thirrje Uashintonit, që të mos lëshoj vizë për Abutalebi.
XS
SM
MD
LG