Ndërlidhjet

Kili: Tërmet tjetër me magnitudë 7.8


Ilustrim

Ilustrim

Një tërmet i fuqishëm me magniturë prej 7.8, e ka goditur Kilin verior.

Tërmeti ndodhi një ditë pas një tërmeti tjetër të fuqishëm në Kili me magnitudë prej 8.2, e i cili la të vdekur gjashtë persona.

Një alarm për Cunami në Kili dhe Peru është lëshuar sërish të mërkurën vonë duke iu bërë thirrje me mijëra personave që të evakuohen nga zonat bregdetare. Por alarmi është ndalur më vonë.

Presidentja e Kilit Michelle Bachelet, është evakuar nga hoteli i saj në qytetin verior të Arica, vend prej ku ajo po vlerësonte dëmet.

Tërmeti i fundit ka qenë më i fortë krahas një serie të tronditjeve pas tërmetit të së martës, i cili shkatërroi 2 mijë e 600 shtëpi, ndërsa ka bërë që mijëra persona të evakuohen.

Bachelet e ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën veriore të Kilit
XS
SM
MD
LG