Ndërlidhjet

Pakistan: Musharraf i shpëton një atentati me bombë


Pamje pas shpërthimit të bombës në Palistan
Pamje pas shpërthimit të bombës në Palistan
Policia pakistaneze ka bërë me dije se ish-sundimtari Pervez Musharraf, i cili po gjykohet për tradhëti, mezi i ka shpërtaur një bombe që ka shpërthyer pak para se konvoji ku ishte ai, të kalonte nëpër atë rrugë.

Bomba ishte vendosur në rrugën në të cilën Musharraf po transportohej nga spitali ushtarak për në shtëpinë e tij, në periferi të Islamabadit.

Askush nuk është plagosur, dhe deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Musharraf ka qëndruar në spital që nga janari i këtij viti.
Policia ka bërë me dije se Musharraf po dërgohej në shtëpi përmes një rruge alternative.

Mushaffar e ka udhëhequr pakistanin nga 1999-ta deri në 2008.

Atij iu ndalua të marrë pjesë në zgjedhje më tutje ngase u përball me një seri të akuzave, duke përfshirë edhe akuzat për tradhëti.

Kërcenimet për siguri e kanë penguar atë që të mungoj në disa seanca ku ai do të gjykohej për tradhëti.
XS
SM
MD
LG