Ndërlidhjet

Ukrainë: Arrestohen 12 policë për vrasjen e demostruesve


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet ukrainase kanë arrestuar 12 pjestarë të njësisë speciale në Berkut, nën dyshimin se kanë shtënë në drejtim të demostruesve pro-BE që ishin të paarmatosur, gjatë shkurtit në Kiev.

Një zëdhënësi i prokurorit të përgjithshëm tha sot se hetimet për vrasjen e më shumë se 100 personave kryesisht me snajper në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, janë duke vazhduar.

Prokurori i përgjithshëm Oleh Makhnitskyy tha të mërkurën se zyrtarët e arrestuar ishin antarë të një skuadre të specializuar të njohur si “Njësia e Zezë”.

Makhntitskyy ka thënë se hetimet e para kanë treguar se oficerët në Berkut kanë hapur zjarr mbi demonstruesit në rendin e parë.

Dy ditë pas të shtënave në Kiev, presidenti Viktor Yanukovych, ishte përmbysur.
XS
SM
MD
LG