Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Trupat ruse nga kufiri, do të kthehen në baza


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë takimit me homologun nga Kazakistani

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë takimit me homologun nga Kazakistani

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se disa trupa ruse pranë kufirit me Ukrainën, do të kthehen në bazat e tyre të përhershme pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake.

Gjatë një konference të mbajtur sot në Moskë me homologun e tij nga Kazakistani, Lavrov ka thënë se një batalion ushtarak, tashmë është kthyer në bazën ushtarake në Rostov.

Ai shtoi se njësitë e tjera do të kthehen në bazat e tyre pasi që ato ti përmbushin obligimet që i kanë gjatë stervitjeve ushtarake.
Sipas Lavrov, për njësitë ushtarake ruse, nuk ka kufizime që ato lëvizin nëpër territorin e Federatës ruse.
XS
SM
MD
LG