Ndërlidhjet

logo-print

Zyrtarët energjetik të Ukrainës po qëndrojnë sot në Moskë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë nga kompania Naftogaz e Ukrainës po qëndrojnë në Moskë, për tu takuar sot atje me drejtorin e kompanisë Gazprom, Aleksei Miller.

Ky është takimi i parë i ministrit të energjisë të Ukrainës Yuriy Prodan dhe kreu i Naftogaz Andrei Kobolev, me zyrtarë rusë të energjisë.

Gjiganti rus Gazprom ka deklaruar se Ukraina i ka borgj një shumë prej 1.7 miliardë dollarësh.

Gazprom ka bërë me dije se çmimi i gazit natyror për Ukrainën, në tremujorin e dytë të këtij viti, është rritur për 40 për qind.

Zyrtarët nga Gazprom kanë bërë me dije se rritja e çmimit është në përputhje me një marrëveshje që ishte bërë në dhjetor, e sipas të cilës, çmimi do të rritej në rast se Ukraina nuk e shlyen borgjin.
XS
SM
MD
LG