Ndërlidhjet

Ukraina fajëson ish-presidentin se dha urdhër për vrasjet


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët ukrainas të sigurisë thonë se vrasjet e protestuesve në Kiev gjatë shkurtit, kanë ndodhur me urdhër të presidentit të përmbysur Viktor Yanukovych, ndërsa i kanë akuzuar shërbimet ruse të sigurisë, për përfshirje në represion.

Ministri i brendshëm Arsen Avakov tha gjatë një konference se Yanukovych ka dhënë urdhër për të hapur zjarrë ndaj protestuesve më 18 -20 shkurt.

Shumë nga të vdekurit gjatë protestave, janë vrarë nga snajperistët.

Valentyn Nalyvaychenko, udhëheqës i Shërbimit të sigurisë në Ukrainë, tha se punonjësit e Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë, morën pjesë në planifikimin e sulmeve ndaj protestuesve.
XS
SM
MD
LG