Ndërlidhjet

Kerry bën thirrje për bisedime të shpejta mes izraelitëve dhe palestinezëve


Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry iu ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të bëjnë hapa më të shpejtë, në përpjekjet e tyre për arritjen e një marrveshje të paqes.
Bisedimet mes tyre, sipas Kerry, aktualisht janë në moment kritik.

Teksa bisedimet ishin afër dështimit, Kerry ka njoftuar se në bisedimet mes tyre megjithatë tashmë është një progres ngase ata kanë biseduar të mërkurën vonë dhe atë, deri në orët e mëngjesit të së enjtes.

Por sipas Sekretarit amerikan, ende ekziston një boshllëk dhe ai boshllëk sipas tij, duhet të mbyllet sa më shpejt.
XS
SM
MD
LG