Ndërlidhjet

Uzbekistan: Dënohen tri gra për spiunim


Ilustrim
Ilustrim
Tri gra në Uzbekistan janë dënuar me burgim të gjatë për spiunim për Taxhikistanin.

Mediat uzbeke kanë bërë me dije se tri banoret e provincës Surxondaryo, janë gjetur fajtore për përdorimin e telefonave me të cilët kanë fotografuar objekte ushtarake uzbeke dhe të njëjtat fotografi i kanë dërguar tek personeli taxhik, në këmbim të kompensimit financiar.

Kimyo Khudoyarova, e cila e ka prejardhjen nga Taxhikistani por jeton në Uzbekistan, është dënuar me 15 vjet burgim, derisa dy gra të tjera uzbeke ,Gulnara Amonova dhe Rano Khursandova, u dënuan me 14 vjet burg.
XS
SM
MD
LG