Ndërlidhjet

Trupat amerikane do të largohen nga Kirgizia


Kirgizi
Kirgizi
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se të gjitha forcat amerikane do të tërhiqen nga qendra e tranzitit të NATO-s në Kirgizi, në muajin korrik.

Nisha Desai Biswal, ndihmëssekretare e Shtetit për çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, ka thënë në Bishkek se shumica e pajisjeve dhe personelit ushtarak kanë lënë tashmë Manasin.

Ajo i ka bërë këto komente pas takimit me presidentin kirgiz, Almazbek Atambaev.

Biswal ka thënë se Uashingtoni respekton vendimin e Kirgizisë për të mbyllur qendrën.

Kjo qendër është përdorur si bazë tranziti për trupat dhe furnizimet në Afganistan.
XS
SM
MD
LG