Ndërlidhjet

Ashton: Dialogu Kosovë-Serbi, model për Ballkanin P.


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka lavdëruar sot pjesëmarrësit në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe ka thënë se ata janë model për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Vërtet shpresoj se ajo që është arritur në dialog do të shërbejë si frymëzim dhe do t’iu japë shtysë të tjerëve në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Ashton duke paraqitur raportin para Parlamentit Evropian.

Ajo po ashtu ka thënë se është e rëndësishme që edhe Bosnjë e Hercegovina të shkojë në këtë rrugë dhe se këtë mesazh ua ka dhënë edhe udhëheqësve të atjeshëm.
XS
SM
MD
LG