Ndërlidhjet

logo-print

Malajzia s’heq dorë nga kërkimet për MH370


Ilustrim

Ilustrim

Malajzia nuk do të heqë dorë nga kërkimet për fluturimin MH370, ka thënë kryeministri i këtij vendi, Najib Razak, derisa ka vizituar qendrën e kërkimeve në Perth.

Ai i ka bërë këto komente në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Australisë, Tony Abbott.

Najib ka vlerësuar përpjekjet për kërkime, duke thënë se bashkëpunimi në këtë “tragjedi të madhe”, “na ka dhënë të gjithve zemër”.

Aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është zhdukur më 8 mars me 239 njerëz në bord.

Ai ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin.

Anije dhe aeroplanë janë vënë në kërkim të Boeingut 777 në jug të Oqeanit Indian, ku edhe besohet se ka rënë.
XS
SM
MD
LG