Ndërlidhjet

Rasmussen: NATO s’ka shkelur marrëveshjet


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka hedhur poshtë akuzat e Rusisë se aleanca ka shkelur marrëveshjet, duke rritur numrin e forcave të saj në lindje të Evropës, pas aneksimit të Krimesë nga Moska.

Rasmussen, duke folur para gazetarëve në Bruksel, ka thënë se Rusia është ajo që ka shkelur çdo parim dhe çdo angazhim ndërkombëtar që ka ndërmarrë.

Rusia ka thënë më herët se do përgjigje nga NATO-ja për aktivitetet e saj në lindje të Evropës.

NATO ka thënë se do të rrisë mbrojtjen për anëtarët lindorë, të cilët ndjehen të kërcënuar nga aksionet e Moskës në Krime.
XS
SM
MD
LG