Ndërlidhjet

NATO s’pret që Rusia të bllokojë furnizimet për në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i NATO-s ka thënë se aleanca nuk pret që përdorimi i territorit rus për transportimin e furnizimeve për forcat perëndimore në Afganistan të preket nga pezullimi i bashkëpunimit të NATO-s me Rusinë.

Në përgjigje të një pyetjeje nga Radio Evropa e Lirë, zyrtari ka thënë se tranziti i furnizimeve për Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë (ISAF) nuk mbikëqyret nga Këshilli NATO-Rusi, por nga Rusia dhe kompanitë tregtare të transportit të mallrave.

Zyrtari ka thënë se për këtë arsye, “përdorimi i territorit rus për transportimin e furnizimeve të ISAF-it nuk preket nga vendimi i NATO-s për të pezulluar bashkëpunimin prakitik me Rusinë në Këshillin NATO-Rusi dhe në organet e tjera zyrtare”.
XS
SM
MD
LG