Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri i Armenisë


Tigran Sarkisian

Tigran Sarkisian

Kryeministri i Armenisë, Tigran Sarkisian, ka dhënë dorëheqje.

Ky hap ka ardhur pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar këtë javë se reforma e diskutueshme e pensioneve, e cila ka qenë prioritet i madh i kabinetit të Sarkisianit, ka qenë jokushtetuese dhe duhet të ndryshohet.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar përkohësisht reformën në muajin janar, disa ditë pasi ka hyrë në fuqi, pasi mijëra njerëz kanë protestuar kundër saj në Jerevan.

Protestuesit kanë thënë se ligji nuk u garanton punëtorëve pensione të mira.

Sarkisian është emëruar kryeministër në prill të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG