Ndërlidhjet

“Protestë” kundër emisarit iranian në OKB


Hamid Abutalebi

Hamid Abutalebi

Një grup i senatorëve amerikanë i ka bërë thirrje presidentit Barack Obama që t’i mohojë vizën diplomatit iranian, Hamid Abutalebi.

Ky i fundit raportohet se është zgjedhur nga Irani si i dërguar i tij në Kombet e Bashkuara.

Në letrën dërguar Obamës, 29 senatorë thonë se Abutalebi ka qenë pjesë e studentëve, të cilët kanë rrethuar ambasadën amerikane në Teheren më 1979 dhe kanë mbajtur peng disa diplomatë amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’i sigurojnë hyrjen një individi, i cili publikisht ka pranuar se ka marrë pjesë në një akt të terrorit kundër SHBA-së dhe qytetarëve të saj”, thuhet ëletër.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se emërimi i Abutalebit do të ishte “jashtëzakonisht shqetësues”.

Abutalebi ka thënë se nuk ka qenë në Teheran në kohën kur është rrethuar ambasada dhe se më vonë ka shërbyer si përkthyes për pengmarrësit.
XS
SM
MD
LG