Ndërlidhjet

Rusia kundërshton krahasimin e Krimesë me nazizmin


Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble.

Rusia ka protestuar ndaj Gjermanisë, pasi një ministër gjerman ka tërhequr paralele midis aneksimit të Krimesë nga Moska dhe zgjerimit të Gjermanisë naziste.

Në një ligjëratë para studentëve të hënën, ministri i Financave, Wolfgang Schaeuble, ka thënë se “metodat e tilla janë miratuar nga Hitleri në Sudetenland”, duke iu referuar argumenteve që përdor presidenti rus, Vladimir Putin, për të justifikuar aneksimin e Krimesë.

Putini ka theksuar nevojën për të mbrojtur rusët etnikë.

Më 1938, Hitleri ka aneksuar pjesën gjermanishtfolëse në Bohemi, Sudetenland, para se ka pushtuar pjesën tjetër të vendit.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se krahasimet e tilla janë të papranueshme dhe se i ka dërguar ankesë zyrtare ambasadorit gjerman në lidhje me çështjen.

Në një intervistë të enjten, Schaeuble ka thënë:

“Nuk jam aq i marrë sa për të krahasuar Hitlerin me këdo”.
XS
SM
MD
LG