Ndërlidhjet

logo-print

Obama nënshkruan ligjin për Ukrainën


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama - foto arkivi

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama - foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nënshkruar ligjin që siguron një miliard dollarë garanci të huasë për Ukrainën dhe sanksionon Rusinë për aneksimin e Krimesë.

Pas nënshkrimit, Obama ka takuar udhëheqësit e Kongresit të të dyja partive për të diskutuar situatën në Ukrainë.

Me këtë rast, Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të udhëheqin një përpjekje të koordinuar ndërkombëtare, për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë, për shkak të shkeljes së sovranitetit dhe të integritetit territorial të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG