Ndërlidhjet

Shkrimtari Gabriel Garcia Marquez shtrohet në spital


Gabriel Garcia Marquez

Gabriel Garcia Marquez

Shkrimtari kolumbian, Gabriel Garcia Marquez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi më 1982, është dërguar në spital në Meksiko Siti.

Marquez, 87 vjeç, po trajtohet për infeskion të mushkërive dhe të traktit urinar, kanë thënë zyrtarët meksikanë, duke shtuar se gjendja e tij është stabile.

Ai ka bërë pak paraqitje publike në vitet e fundit.

Marquez konsiderohet si njëri nga autorët më të mëdhenj në gjuhën spanjolle.

Ai është i njohur botërisht me kryeveprën “100 vjet vetmi”.

Novela e vitit 1967 është shitur në më shumë se 30 milionë kopje në gjithë botën.
XS
SM
MD
LG