Ndërlidhjet

Jahjaga dhe Moore flasin për Tribunalin e Kosovës


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtorin e Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore.

Dy zyrtarët kanë biseduar për krijimin e Tribunalit të Kosovës, si dhe për rëndësinë që Kosova të tregojë kredibilitetin e saj si partner i bashkësisë ndërkombëtare, përmes një procesi të pavarur gjyqësor, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Jahjaga ka thënë se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë dhe ka shtuar se ky proces do të përqendrohet në individë dhe nuk është gjykim i përpjekjeve të përbashkëta të vendit për çlirim.
XS
SM
MD
LG