Ndërlidhjet

logo-print

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Serbisë e duan BE-në


Ilustrim

Ilustrim

Hulumtimi i opinionit publik i agjencisë “Medium Galup”, i cili tregon se 55 për qind e qytetarëve të Serbisë mbështesin anëtarësim e saj në Bashkimin Evropian, do të prezantohet sot në Beograd.

Në prezantim do të marrë pjesë edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport, raportojnë mediat serbe.

Sipas anketës, së realizuar gjatë muajit shkurt, 56 për qind e qytetarëve konsiderojnë se anëtarësimi në BE do t’i sjellë Serbisë më shumë investime, 54 për qind presin mbrojtje më të mirë të mjedisit jetësor, ndërsa 50 për qind sundim të ligjit.

Hulumtimi është realizuar me 1,239 respondentë.
XS
SM
MD
LG