Ndërlidhjet

Vritet një gazetare gjermane në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Gazetarja gjermane, Anja Niedringhaus, është vrarë, dhe kolegia e saj kanadeze, Kathy Gannon, është plagosur rëndë në lindje të Afganistanit nga një person i veshur me uniformë të policisë.

Sulmi ka ndodhur në qytetin Khost, në prag të zgjedhjeve presidenciale, që do të zhvillohen nesër.

Dy gazetaret kanë punuar për agjencinë Associated Press.

Talibanët janë zotuar se do të shkatërrojnë zgjedhjet e 5 prillit përmes bombardimeve dhe vrasjeve.
XS
SM
MD
LG